Një person ka humbur jetën, derisa dy tjerë janë lënduar kur dy vetura ranë në gropën gjigante e cila brenda natës ishte hapur në qytetin amerikan San Antonio.
Kjo gropë ishte zgjeruar nëpër gjithë rrugën kryesore, ndërsa shkaqet e hapjes besohet të jetë një gyp i shpërthyer, kanë bërë të ditur zyrtarët e këtij qyteti, transmeton Telegrafi.
Thellësia e gropës brenda pak orëve ka arritur në gjashtë metra si dhe ishte mbushur me ujë, me ç’rast humbi jetën një grua e moshuar e cila ishte në veturën e parë që ra në gropë.
Pas rënies së veturës së parë në gropë, fatin e njëjtë e pati edhe një tjetër veturë, por që fatmirësisht shoferi i saj është shpëtuar nga një kalimtare e rastit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8mYpoZtiYN4
https://www.youtube.com/watch?v=bpn_qQuzX2E