Një gropë gjigante me diametër prej 60 metrave është hapur në tokën e një bujku në pjesën qendrore të Meksikës, në Santa Maria Zakatepek, e në afërsi të saj gjendet një shtëpi.
Guvernatori i shtetit Puebla, Miguel Barbosa Uerta, ka thënë se familja e shtëpisë që gjendet afër gropës është evakuuar, e banorët lokal janë paralajmëruar që të shmang këtë zonë, transmeton Telegrafi.
Në fillim gropa ishte vetëm pesë metra e gjerë, megjithatë shpejt u rrit brenda pak orëve. Ajo është mbushur me ujë dhe vazhdimisht po lëviz.
“Besojmë se bëhet fjalë për dy faktorë, zbutjen e tokës dhe heqjen e ujërave nëntokësore”, ka thënë Beatrise Manrike, sekretare në ministrinë e Ambientit.
Megjithatë autoritetet kanë filluar hetimet, kurse analizat e dheut të marrë pritet të japin rezultatet e para – por ato do të jenë të gatshme pas 30 ditëve. /Telegrafi/