Site icon Telegrafi

Hapet gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romani, Rama: Ndër projektet më strategjike në rajon

Foto: Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se është hapur gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Rama në një postim në Facebook shkruan se ky është një nga projektet më të rëndësishme strategjike për ne dhe rajonin.

“Hapet gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, një nga projektet më të rëndësishme strategjike për ne dhe rajonin, që i përgjigjet gjithashtu edhe fluksit gjithmonë e në rritje duke zgjeruar kapacitetet përpunuese.

E po ashtu, në bashkërendim me NATO jemi duke punuar për financimin e zonës ushtarake pranë këtij porti, duke i shtuar kështu projektit edhe rëndësinë që lidhet me sigurinë, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe më gjerë”, shkruan ai. /Telegrafi/

Exit mobile version