Sot në Istog është hapur Fushata Vetëdijesuese kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, organizuar nga Zyrtarja për Mbrojtje të Fëmijëve dhe Riintegrim në kuadër të Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete.
Qëllimi kryesor është të rritet vetëdija për rëndësinë e identifikimit të hershëm të viktimave të mundshme të trafikimit, për faktorët dhe pasojat që kjo dukuri ka, si dhe për referimin e rasteve tek institucionet përkatëse.
Në postimin e ndarë në Facebook, Komuna e Istogut ka bërë të ditur se kjo fushtaë ka qëllim edukimin dhe vetëdijësimit e popullit ndaj fenomeneve te këtilla.
“Fushata Vetëdijesuese kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore” ka për qëllim jo vetëm edukimin, por edhe vetëdijesimin e popullatës së gjerë për të vepruar në kohë kundër këtij fenomeni”, kanë shkruar ndër të tjera.
Kjo fushatë, e cila është zhvilluar me nxënësit e klasave VII, VIII dhe IX të FSHMU “Bajram Curri”, synon parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, një nga format më të rënda të shkeljes së të drejtave të njeriut.