Site icon Telegrafi

Hapet faqja e internetit që bashkon njerëzit e shëmtuar

Vetëm për disa ditë kjo faqe ka tërhequr më shumë se 1500 njerëz. Kushti i vetëm që duhet ta përmbushni për t’iu bashkuar kësaj shoqërie “të zgjedhur” është të jesh i privuar nga bukuria fizike.

Themeluesi i faqes, Howard James nga Londra, idenë e tij e sqaroi me fjalët: “Është për të ardhur keq se gjysma e popullsisë në Britani që e përbëjnë njerëzit e shëmtuar nuk e ka një shërbim për aranzhim takimesh në internet”.

“Vetëm pse nuk duken si Kate Moss ose Cheryl Cole, nuk do të thotë se nuk mund t’i dhurojnë dashuri një personi tjetër”, tha James. “TheUglyBugBall.co.uk” është vendi që do të bëjë revolucion në sferën e njoftimeve nëpërmjet internetit, ndërsa atributet e padëshiruara, siç janë pesha e tepërt ose pamja jo atraktive, këtu janë rregull, e jo përjashtim. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version