Telegrafi

Hapet fabrikë për pjesë automobilistike në Prilep

Zëvendëskryeministri i qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike, Koço Angjushev, sot në ZZHTI Alinci në Prilep do të merr pjesë në hapjen solemne të fabrikës “Injection Moulding Prilep”, investim i kompanisë gjermane, Accomplast.

“Injection Moulding Prilep-IMP” është fabrikë për prodhimin e pjesëve automobilistike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas hapjes së fabrikës, zëvendëskryeministri Angjushev do të merr pjesë në takimin e punës me Odat rajonale të Prilepit dhe Manastirit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë./Telegrafi/