Sot në zonën industriale “Prilepi 1” tek fabrika “Metalec” është hapur fabrikë e re e firmës nga Prilepi “Furra e vjetër”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vlladimir Apostoloski, njëri nga tre pronarët deklaroi se firma ka filluar para katër viteve me tre punëtor, kurse sot ka 39.
“Kemi filluar para katër viteve me tre punëtor përmes programit të qeverisë për vetëpunësim, ndërsa sot kemi 39 dhe presim që në të ardhmen të arrijmë deri 100 të punësuar. Kemi fituar çmimin si fabrika që është zhvilluar më shpejtë”, deklaroi Apostoloski.
Ndërsa sipas kryetari të Prilepit, Marjan Risteski, firma “Furra e vjetër” është tregim i suksesshëm i biznesit të suksesshëm./Telegrafi/