Site icon Telegrafi

Hapet fabrika e përpunimit të mishit, premtohen 300 vende pune

Me një ceremoni solemne në Komunën e Obiliqit është hapur sot fabrika e përpunimit të mishit “Apetit Group”. Hapja e fabrikës u vlerësua lartë nga përfaqësues të Qeverisë, ata komunal dhe BE-së.

Në këtë fabrikë do të hapen rreth 300 vende të reja të punës.

Daniela Toplicano, përfaqësuese e BE në Kosovë tha se për këtë projekt BE ka ndarë 435 mijë euro. Ajo tha se hapja e kësaj fabrike do të forcoj konkurrencën në vend. /Telegrafi/

Exit mobile version