Pikturat e realizuara në kuadër të aktivitetit kolonia artistike të projektit “Trashëgimia kulturore – Thesar i regjionit ndërkufitar” do të ekspozohen nga sot në Galerinë e Arteve (Shtëpia e Kulturës) në Pejë. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 9 korrik 2022.
Për pesë ditë, 10 artist të rinj u bënë pjesë e këtij aktiviteti ku me pikturat e realizuara po promovojnë vlerat e trashëgimisë kulturore të komunës së Pejës dhe Gucisë.
Kolonia e arteve është një nga aktivitet e shumta të zhvilluar në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore – Thesar i regjionit ndërkufitar”, i cili synon të përmirësoj e situatën ekonomike të komuniteteve që jetojnë në zonat rurale, duke promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financohet e implementohet nga Komuna e Pejës dhe Komuna e Gucisë./Telegrafi/