Telegrafi

Hapet ekspozita që promovon vlerat shqiptare

Është hapur në Prishtinë ekspozita me temën “Bashkëjetesa ndërfetare – vlerë e trashëgimisë”, qëllim i së cilës është promovimi i trashëgimisë dhe vlerave kulturore shqiptare.

Kjo ekspozitë që do të zgjasë deri me 5 shtator dhe është organizuar nga Shoqata Kulturore “Dardania”.

Kryetari i Shoqatës Kulturore Dardania, Nol Kristaj, tha se tema e këtij viti është ‘bashkëjetesa ndërfetare, si vlerë e trashëgimisë.

Ai bëri të ditur se ky është viti i pestë i organizimit të këtij lloji të ekspozitës.

Ekspozita do të jetë e hapur nga sot e deri më 5 shtator 2017. /KP/
]