Sot në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, nën organizimin e Drejtorisë së Arsimit e në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit “Hasan Prishtina” u hap ekspozita e artit,”7 dhe 8 Marsi”, ku nxënësit e nivelit parauniversitar të të gjitha shkollave të Prishtinës kanë paraqitur punime të tyre.
Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci, me këtë rast tha se qëllimi i kësaj ekspozite është që të inkurajohen talentet e rinj dhe të punohet në vetëdijesimin e kulturës artdashëse, ku nxënësit e të gjitha shkollave do të kenë mundësi të vizitojnë këtë ekspozitë.
Ajo, po ashtu tha se synimi është që ky lloj bashkëpunimi të jetë tradicional, pra të organizohet për çdo vit. /Telegrafi/