Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Budi” u hap ekspozita e fotografit nga Çekia Petr Salek (Petr Shallek).
Fotografi nga Çekia Petr Salek, solli për herë të dytë punimet e tij artistike.
Autori, ka sjell 20 fotografi, me formate deri në tri metra, e të cilat përfaqësojnë bukuritë e rralla të Pragës historike, kryeqytetit të Çekisë.
“Prague Panoramic”, siç është titulluar ekspozita, është vazhdimësi pas asaj të mëparshmes, shumë të suksesshme, që pasqyronte këndvështrimin artistik të jetës nën diktaturë, e që qe titulluar “Orwel 1984”, bazuar në veprën e George Orwel.
Petr Salek, në javën e qëndrimit në Kosovë organizoi një punëtori fotografie, me fotograf nga Kosova dhe disa ndërkombëtarë që punojnë e jetojnë në Kosovë.
Punëtoria e Prizrenit ishte koncentruar në realizimin e panoramave nga trashëgimia e këtij qyteti.
Gjatë qëndrimit të Petr Salek, në Kosovë takoi shumë fotografë nga Kosova me të cilët gjetën mundësitë e bashkëpunimit afatgjatë.
Ekspozitën e organizoi Ambasada e Çekisë, në përvjetorin e 25-të të themelimit të Forumit të Vishegradit – V4, në bashkëpunim me atë të Hungarisë dhe Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë.
Ceremonia u shoqërua, pos fotografive nga Çekia, me pije nga Sllovakia, ushqim nga Hungaria dhe muzikë nga Polonia (ngjarje e quajtur 4×4 shijimi i Vishegradit në katër shije: fotografi çeke, muzikë polake, pije sllovake dhe ushqim hungarez), të ardhura nga vendet anëtare të Forumit të Vishegradit, një organizatë rajonale.