Telegrafi

Hapet ekspozita “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/1878”

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës sot në  Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në  Prishtinë, hap ekspozitën “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/1878”.

Ekspozita hapet me rastin e 140 vjetorit të dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit.

Me këtë rast shfaqet filmi dokumentar “Nga Nishi tek Molla e Kuqe” dhe intervista e Prof. Dr. Sabit Ukës.