Para një muaji u shua së punuari instituti ”Pavell Shatev” i cili njihej për anketa favorizuese për OBRM-PDUKM-në, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Pas pesë vitesh ekzistecë, instituti kontraverz ”Pavel Shatev” nga Shkupi është mbyllur. Sipas Nova Tv, vendimin e ka marrë kuvendi i institutit më 2 mars të këtij viti. Zyrtarisht sot është fshirë edhe nga Regjistri Qendror.
Por, duket se instituti i njejtë do që të kthehet në jetë. Sot janë regjistruar edhe një herë, por me emër të ri.
Tani do të quhet, Shoqëri për zhvillime politike ”Instituti Pavell Shatev-Shkup” i udhëhequr nga Zlatko Jankovski.
Instituti i ri-i vjetër do të vlerësoj mendimin e qytetarëve dhe të analizoj tregun, sipas kërkesave.
Ky institut u themelua në vitin 2012 dhe njihet si i afërt me OBRM-PDUKM-në. Shpeshë herë instituti publikoi anketa për rejtingun e partive politike në Maqedoni, ku çdo herë OBRM-PDUKM-ja ishte para LSDM-së.
Anketa e fundit ishte ajo e dhjetorit të 2016, pak para zgjedhjeve, kur OBRM-PDUKM-ja doli të ketë mbështetje prej 27.8%, kurse LSDM-ja, 16.2%. /Telegrafi/