Site icon Telegrafi

Hapet edhe në Leposaviq zyra për regjistrimin e veturave me targa RKS

Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, priti sot në takim ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Drejtorin e Agjencionit të Regjistrimit Civil Blerim Camaj.

Me dy ministrat dhe Camajn ai cilin nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit për ofrimin e hapësirës së objektit komunal për zyrtarë të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendrës së Prodhimit të Dokumenteve.

“Duke parë kërkesën e qytetarëve për këto shërbime, do të punojmë maksimalisht që ato të fillojnë të ofrohen sa më parë edhe në komunën e Leposaviqit”, ka deklaruar Hetemi./Telegrafi/

Exit mobile version