Xiaomi është ndër brendet më të fuqishme botërore teknologjike, e cila merret me prodhimin e telefonave të mençur (smartphone), laptopëve, pajisjeve shtëpiake, trotineteve, orëve të mençura, etj.
Por, pavarësisht interesimit të madh që kanë qytetarët e Kosovës për këtë brend, deri më tani në Kosovë nuk kishte qenë një pikë e autorizuar e cila merrej me shitjen apo servisimin të produkteve të brendit Xiaomi.
Tani ju japim lajmin e mirë se në qendrën moderne tregtare Abi Çarshia është hapur Xiaomi Mi Corner në kuadër të dyqanit Pippo Store.
Xiaomi Mi Corner është i pari zyrtar në Kosovë dhe ofron produkte të ndryshme të këtij brendi, duke i theksuar telefonat e mençur, orët e mençura dhe trotinetet elektrike.
Të gjithë të interesuarit për të blerë produkte të këtij brendi gjigant, tani me sigurinë më të madhe dhe çmimin e volitshëm mund ta bëjnë këtë në Pippo Store që gjendet në Abi Çarshia.