Site icon Telegrafi

Hapet aplikimi për trajnime FALAS në kuadër të projektit RED-T!

RIT Kosovo (A.U.K) ka filluar implementimin e projektit “Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim” (RED-T). Projekti RED-T financohet nga USAID Empower Private Sector Kosovë në partneritet me Sida – Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete.

Ky projekt ka për qëllim të pajisë 130 kandidatë të papunë, me arsim fillestar, nga komuna e Gjilanit, Vitisë, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit, me aftësitë e nevojshme për të marrë pjesë në tregun lokal të punës.

Trajnimi i cili ofrohet si pjesë e këtij projekti përfshinë 2 module: Modulin e edukimit të përgjithshëm, me fokus në zhvillimin e aftësive të buta (Aftësitë e Komunikimit, Zhvillimi Personal dhe Marketing, Aftësitë e Menaxhimit, Mendimi Kritik, Shitjet dhe Kujdesi ndaj Klientit, Bazat e ECDL); dhe Modulin profesional (Web& Mobile Development dhe Aftësi të Gjuhës Gjermane). Programi ka për qëllim të pajisë pjesëmarrësit me aftësitë e nevojshme të buta dhe teknike për të ju mundësuar tranzicion më të lehtë në tregun e punës duke rritur mundësinë e tyre për punësim.

Pas përfundimit të suksesshëm të këtij trajnimi, kandidatët do të përgatiten të fillojnë një karrierë në sektorin e TIK-ut në bizneset që ofrojnë shërbimin e tyre në Kosovë apo në Qendrat e Thirrjeve, të cilat i ofrojnë shërbimet e tyre për kompanitë që operojnë jashtë vendit.

Kriteret për pranim dhe përzgjedhja

Në mënyrë që të pranohen në program, aplikantët duhet:
• Të jenë 18 – 35 vjeç;
• Të jetojnë në komunën e Gjilanit Vitisë, Kaçanikut and Hani i Elezit
• Të kenë nivel fillestar të shkollimit

Përparësi për pranim do të kenë:

aplikantët që vijnë nga grupe të margjinalizuara
të papunësuarit, kandidatët e regjistruar në skemën sociale apo me të ardhura të ulëta.

Ekipi i projektit do të prezantojë programin dhe informojë të gjithë të interesuarit për procedurën e aplikimit përmes takimeve informuese në secilën komunë.

Takimet në secilën komunë do të mbahen si në vijim:

Gjilan- 10 Teto, Ora 13:00; Bibloteka e Qytetit

Viti- 12 Tetor, Ora 14:00; Në Komunë (Salla e Kuvendit)

Hani I Elezit- 11 Tetor, Ora 13:00; Në Komunë (Salla e takimeve)

Kaçanik- 11 Tetor, Ora 15:00; Në Komunë (Salla e Kuvendit)

Periudha e aplikimit është nga data: 8 tetor 2018 deri më 19 tetor 2018, në ora 16:00.
Aplikacionet mund të dorëzohen:
• në mënyrë elektronike përmes aplikimit online në: http://tdi.auk.org/aplikimi-red-t/
• fizikisht duke plotësuar formularin tek zyret e komunës

Pëe me shume informata klinkoni këtu apo na kontaktoni : 049-774 110 ose përmes e-mailit red@auk.org
Aplikoni tani!

Exit mobile version