Telegrafi

Hapet aplikimi për shtesat e fëmijëve të lindur nga 2010-ta

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se është hapur aplikimi për shtesa edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2010.

Aplikimi për Shtesa për Fëmijë tashmë do të jetë vazhdimisht i hapur në platformën e-Kosova.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfeteve njofton qytetarët se është hapur aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2010 që të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë”, thuhet në njoftimin e MF-së.

Sipas Programit të Qeverisë, familjet që kanë fëmijë deri në moshën dyvjeçare marrin nga 20 euro në muaj, ndërsa ata fëmijë të moshës 16 vjeçare marrin nga 10 euro në muaj. /Telegrafi/