CEED Kosova që nga 2009 përmes programeve dhe klubeve aktraktive ju ndihmon ndërmarrësve kosovar të rrisin dhe zhvillojnë bizneset e tyre duke ju ofruar praktikat më të mira ndërkombëtare.
CEED Process & Operations është program i avancuar dhe interaktiv, i cili fokusohet në mjetet dhe shkathtësitë taktike të menaxhimit strategjik, të cilat janë shumë të nevojshme për të themeluar një sistem i cili i menaxhon operacionet në mënyrë më ekonomike, efektive dhe efikase.
Programi është i dizajnuar për ndërmarrësit, menaxherët, udhëheqësit e bizneseve dhe ekipeve, zyrtarë, e sidomos ata që janë të kyçur në operacione, blerje dhe import, prokurim, zinxhir të furnizimeve, përpunim , prodhim, logjistikë, si dhe atyre të përfshirë në përmirësimin e biznesit & proceseve.
Programi ofron:
Të kuptuarit më të mirë të rolit dhe përgjegjësive të Menaxherit të Operacioneve në Biznes;
Përkthimin e qëllimeve të biznesit në objektiva të performancës operacionale të cilësisë, shpejtësisë, sigurisë, fleksibilitetit dhe kostos duke krijuar një strategji të qëndrueshme operacionale;
Mjetet dhe teknikat për parashikimin e saktë të proceseve operative;
Modele për menaxhimin e cilësisë në procesin e operacioneve, duke përfshirë cilësinë e shërbimeve;
Optimizimi i përdorimit të burimeve duke përdorur mjete efektive të planifikimit dhe të kontrollit si Lean Operations, Just in-Time (JIT).
Kohëzgjatja: 6 module trajnimi në 6 ditë, brenda 3 muajve.
Data e fillimit: 20 mars 2019
Për më shumë informata ju mund të na kontaktoni në: info@ceed-kosovo.org ose +383 38 609 075
Ju mund të regjistroheni në këtë program duke mbushur formën e aplikimit në CEED Kosova.
Aplikimi është i hapur deri më 15 mars 2019 dhe ulëset janë të limituara. /Telegrafi/