Ministria e Ekonomisë ka ftuar ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) të aplikojnë për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje.
Në njoftim thuhet se thirrja për fazën e parë është e hapur deri më 31 janar 2024.
Aplikoni për pajisjet efiçiente për ngrohje:
✅Pompa termike subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 2,000€,
✅Kondicioneri/ klima efiçiente subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 1,000€,
✅Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) subvencionohet me 40% të vlerës investive dhe deri në 2,000€,
✅Stufa individuale me biomasë subvencionohet me 40% të vlerës investive dhe deri në 500€.
Ministria e Ekonomisë bën të ditur se ndërmarrjet në pronësi apo bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, subvencionohen me 5% më shumë.
Linku për aplikim: https://rks-gov.net/476 /Telegrafi/