Telegrafi

Hapet aplikimi për ndërmarrës dhe menaxherë në klubin CEED Grow për vitin 2023-2024

Qendra për Ndërmarrësi dhe Zhvillim Ekzekutiv (CEED) Kosova ka hapur aplikimin per fillimin e programit Grow Club për vitin 2023-2024. Ky program është krijuar për të mbështetur ndërmarrësit dhe menaxherët në zhvillim, të cilët kërkojnë të zgjerojnë rrjetin e tyre të biznesit, të rrisin volumin e shitjeve dhe të përmirësojnë pozicionin e tyre në treg.

CEED Grow Club është një program gjithëpërfshirës 1-vjeçar që ofron mësime dhe përvoja nga ndërmarrës të suksesshëm. Pjesëmarrësit do të kenë akses në takime 1-me-1 me profesionistë të industrisë dhe mundësi rrjetëzimi, si dhe shërbime të përshtatura për të përmbushur objektivat dhe sfidat e tyre specifike të biznesit.

CEED Grow është program i zhvilluar nga CEED Kosova dhe deri më tani mbi 1,000 ndërmarrës nga Kosova kanë përfituar nga shërbimet e ndryshme që ky klub ofron.

Numri i anëtarëve të rinjë për këtë gjeneratë është i limituar, dhe aplikimi është i hapur deri më 24 Mars 2023.

Për të aplikuar në këtë program, ju lutem klikoni KËTU.

CEED Kosova u themelua në vitin 2009 me mbështetjen e USAID-it dhe Fondit të Ndihmës për Ndërmarrësit e Vogël (SEAF) me seli në Uashington D.C. Si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar, CEED Kosova operon në Evropën Juglindore, Azinë Juglindore dhe Afrikën e Veriut.

CEED Kosova është e përkushtuar për të nxitur ndërmarrësinë dhe zhvillimin e biznesit në rajon, dhe programi Grow Club është një dëshmi e këtij angazhimi. CEED është e gatshme të punojë me gjeneratën e ardhshme të udhëheqësve të biznesit dhe t’i ndihmojë ata të arrijnë qëllimet e tyre.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni CEED Kosovë në: info@ceed-kosovo.org.