Telegrafi

Hapet ambasada e re amerikane në Londër, e cila ka kushtuar një miliard dollarë (Foto/Video)

Ambasada e re amerikane, për të cilën gjatë javës së kaluar presidenti Donald Trump tha se është shumë e shtrenjtë dhe në një lokacion të papërshtatzhëm, është hapur sot në Londër, shkruan AP.

Ambasada që gjendet në zonën e dikurshme industriale në jug të Londrës, do ta zëvendësoi atë në sheshin Grosvenor, e cila do të shndërrohet në hotel, transmeton Telegrafi.

Trump gjatë javës së kaluar pati deklaruar se nuk do të marrë pjesë në përurimin e objektit të ri, pasi konsideron se ajo paraqet një investim jo edhe aq të mirë, kurse për shpenzimet enorme ka fajësuar administratën e Barack Obamës.

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se ndërtimi i ambasadës së re ka kushtuar hiq më pak se një miliard dollarë, dhe se është paguar nga me paratë nga shitja e pronës amerikane në Londër. /Telegrafi/