Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton gjithë qytetarët se nga sot mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal.
Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për TM3/2018, fillon nga 1 tetori dhe vazhdon deri me 31 tetor 2018.
Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal.
Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit.
Fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë për qind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 euro).
Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro ( 250 euro ). /Telegrafi/