Site icon Telegrafi

Hapet afati për aplikim për rimbursim nga kuponët fiskal për tremujorin e parë të 2019-së

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton gjithë qytetarët se nga data 1 prill deri 30 prill mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal për tremujorin e parë të 2019-së.

Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal.

“Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes web-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit”, thuhet në njoftimin e ATK-së, përcjell Telegrafi.

Fituesit potencial do të rimbursohen me 10 për qind të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se 100 euro. Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale 250 euro.

Në fund, ATK kërkon që të sigurohen që xhirollogaria bankare të cilën e kanë deklaruar në aplikacion për rimbursim të jetë funksionale. /Telegrafi/

Exit mobile version