Ky afat i transferimeve është në përputhje me rregulloren mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve, statusin dhe transferimi i tyre. “Të drejt të paraqitjes së kërkesave për regjistrim e kanë të gjithë ata lojtarë dhe lojtare, të cilët nuk kanë kontrata valide me skuadrat e tyre apo me marrëveshje të skuadrave sipas rregullores mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve, statusin dhe transferimin e tyre”, është thënë në njoftimin e FHK-së.
Ndërsa për lojtarët që vijnë nga skuadrat e shteteve tjera evropiane dhe botërore, regjistrimi mund të bëhet deri në fund të muajit shkurt, gjegjësisht një javë para fillimit te edicionit pranveror në bazë të rregulloreve të Federatës Evropiane dhe asaj ndërkombëtare.
Lojtarët, të cilët aplikojnë për statusin e lirë, kanë të drejt regjistrimi deri më 15 tetor 2014, mirëpo paraprakisht duhet aplikimi për statusin e lirë dhe mund të shfrytëzohet afati përfundimtar i 15 tetorit 2014. /Epoka/Telegrafi/