Telegrafi

Hapet afati kalimtar në basketbollin kosovar

Superliga e Kosovës në basketboll është në pushim pas përfundimit të edicionit 2022/23.

E tanimë Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se ka hapur afatin kalimtar për transferimet në basketboll.

Afati do të qëndrojë i hapur nga sot (24 korrik) deri më 4 gushtë për basketbollistët vendorë dhe të huaj.

Njoftimi i plotë nga FBK:

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se, nga sot është hapur afati kalimtar në basketboll.

Afati do të zgjasë deri më 4 gusht për lojtarët/et vendorë/e dhe të huaj/a.

Edicioni i ri pritet të jetë mjaft interesant, ku skuadrat vetëm sa kanë filluar me përforcime, varësisht nga synimet që kanë. /Telegrafi/