Superliga e Kosovës në basketboll është në pushim pas përfundimit të edicionit 2022/23.
E tanimë Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se ka hapur afatin kalimtar për transferimet në basketboll.
Afati do të qëndrojë i hapur nga sot (24 korrik) deri më 4 gushtë për basketbollistët vendorë dhe të huaj.
Njoftimi i plotë nga FBK:
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se, nga sot është hapur afati kalimtar në basketboll.
Afati do të zgjasë deri më 4 gusht për lojtarët/et vendorë/e dhe të huaj/a.
Edicioni i ri pritet të jetë mjaft interesant, ku skuadrat vetëm sa kanë filluar me përforcime, varësisht nga synimet që kanë. /Telegrafi/