Site icon Telegrafi

Hapësirë e re për pensionistët në fshatrat e Kumanovës

Për rreth 200 pensionistë nga fshatrat e Kumanovës, Ljubodrag, Novo Sello dhe Umin Doll sot u hap hapësirë për shoqërim dhe rekreacion mes tyre. Klubi i ri i pensionistëve është hapur në hapësirat e ish sallës së fshatit Ljubodrag, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hapësira është e pajisur me mobilje për nevojat e pensionistëve, me ndihmë të Shoqatës së pensionistëve në Kumanovë, Komunës së Kumanovës dhe kompanive private.

Pensionistët e këtyre fshatrave thanë se hapja e këtij klubi është me rëndësi të madhe për ta, pasi kanë hapësirë për shoqërim dhe rekreacion

Në rajonin e Komunës së Kumanovës, Likovës dhe Nagoriçanit të Vjetër ka rreth 14 mijë pensionistë./Telegrafi/

Exit mobile version