Telegrafi

Hapësira është e mbushur me mbeturina dhe ky është faji vetëm i njeriut

Dr Hugh Lewis nga Shoqata e Astronomëve të Londrës, ka paralajmëruar se në hapësirë ka një numër enorm të mbeturinave, që janë hedhur nga qendrat e ndryshme hapësinore.

Sipas një hulumtimi, më se 100 milionë copëza të vogla e kanë mbushur kozmosin, derisa rreth 27 mijë prej tyre janë më të mëdha se dhjetë milimetra, transmeton Telegrafi.

Për këtë ndotje, është fajtorë vetëm faktori njeri, sepse nuk është kujdesur që këto mbetje të hidhen në vende të duhura.

Në bazë të studimit të bërë së fundmi, del se tërë ky bërllok është duke u sjellë rreth Tokës me 28 mijë kilometra në orë.

“Po e ndotim hapësirën në masë të madhe dhe gjeneratat që vinë, do ta kenë problem të udhëtojnë, apo t’ua shuajnë ëndrrën të jetojnë atje” ka thënë Lewis.

Këto deklarata vijnë vetëm pak ditë, pasi në Myanmar të Azisë ka rënë tubi gjigant, që i përkiste një stacioni hapësinor kinez. /Telegrafi/