Në emisionin Radar në Radio Dukagjini, dëgjuesit e saj afaristë apo ata që kanë nevojë për punëtorë kanë lajmëruar për vende të lira pune.
Këtë iniciativë e ka marrë moderatorja Edita Doli e cila ka ftuar publikisht bizneset në Kosovë e diasporë që të njoftohen dhe të shpallin vendet e lira të punës.
E bizneset e interesuara menjëherë janë lajmëruar derisa përfaqësuesit e tyre kanë dhënë në emision detajet.
Linja 3A e trafikut në Prishtinë ka nevojë për dy shoferë të kategorisë D.
Përfaqësuesi i linjës ka thënë se orari është i ndryshueshëm por që nuk e kalon tetë-orëshin, derisa paga është sipas marrëveshjes.
Pos Prishtinës, vende të lira ka edhe në Pejë.
Fabrika e brumërave “Has Factory” me seli në Vitomericë të Pejës ka nevojë për dy punëtore.
Përfaqësuesi thotë se të gjitha amviset, nënat apo vajzat e interesuara mund të paraqiten në numrin 049 347 347.
Orari është tetë orë në ditë dhe të gjitha punëtoret janë gra.
Edhe Servis Toverlani me seli rruga për Shkup ka nevojë për tre mekanikë.
Pronari thotë se pagat shkojnë deri në 1,000 euro, varësisht nga aftësitë derisa orari i punës është 8-17.
Të gjithë të interesuarit për këto pozicione pune mund të paraqiten në numrat 049112682.
Kujtojmë që për më shumë vende pune mund ta vizitoni edhe Telegrafi Jobs./Telegrafi/