Site icon Telegrafi

Hapen tre strehimore në Manastir, Strugë dhe Strumicë, sigurohen kapacitete shtesë në Shkup

Ministria për Punë dhe Politika Sociale (MPPS) në bashkëpunim me Kryqin e Kuq ka hapur tre strehimore në Manastir, Strugë dhe Strumicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo ministri ka zgjeruar edhe kapacitetet e tanishme të strehimores Momin Potok në Shkup. Të pastrehët do të mund që ta kalojnë natën, të ushqehen, si edhe të sigurojnë mbështetje psikologjike dhe mjekësore.

Njiherit, MPPS-ja ka siguruar strehë edhe për 121 persona të cilët ishin të vendosur në afërsi të Kalasë së Shkupit. Për këta persona është janë duke u përgatitur plane individuale për mbështetje dhe dalje nga gjendja e pastrehë./Telegrafi/

Exit mobile version