Site icon Telegrafi

Hapën themelet e një ndërtese, banorët e një fshati në Indi gjetën një enë të mbushur me stoli ari dhe argjendi – por gëzimi i tyre zgjati shumë pak

Në një fshat të Indisë kishte një ngazëllim të banorëve, kur njëri prej tyre, një zhvillues i pasurive të patundshme gjeti një enë të mbushur me stoli ari dhe argjendi në tokën e tij – derisa po bëhej hapja e themeleve të një ndërtese.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, imazhet e stolive të mbuluara me baltë u bënë virale me pretendime të egra për peshën dhe prejardhjen e stolive prej ari dhe argjendi.

Por, siç bëhet e ditur, më tej, gëzimi i tyre kishte zgjatur vetëm për pak kohë.

“Tenxherja u zbulua gjatë natës dhe lajmi doli në mëngjes. Ne morëm kujdestarinë sipas rregullave”, ka thënë Bhaskar Rao i cili mori kujdestarinë e thesarit sipas një Akti Indian të Thesarit.

“Ornamentet e arit peshonin 187.45 gramë ndërsa stolitë e argjendta peshuan 1.2 kilogram dhe ato po zhvendosen në Zyrën e Thesarit në Warangal”, ka bërë të ditur më tej zyrtari.

Përveç arit dhe argjendit, u gjetën gjithashtu edhe gjëra të tjera dhe një tenxhere bakri me peshë 1,2 kg.

Një mbishkrim i një date Kakatiya u gjet gjithashtu nën argjinatoren, duke i dhënë edhe më shumë fuqi teorisë në lidhje me stolitë që i përkisnin epokës së Kakatiya (shekulli 12-14 pas Krishtit). /Telegrafi/

Exit mobile version