Në Tetovë janë hapur të gjitha vendvotimet me kohë, derisa është raportuar se ka disa probleme teknike ngjashëm si në rrethin e parë, njofton “Alsat”.
Janë gjithsej 117 vendvotime derisa tanimë theksohet se janë tejkaluar problemet teknike që u shfaqën me aparatin biometrik.
Në disa vendvotime vëreheshin disa probleme teknike njëjtë si në rrethin e parë me përdorimin e aparatit biometrik. Në lidhje me këto autoritetet komunale zgjedhore thonë se deri në këto momente të njëjtat janë tejkaluar.