Qytetarët e Kosovës që nga ora 07:00 kanë nisur votimin për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Tashmë të gjitha qendrat e votimit pothuajse në të gjitha komunat janë hapur me kohë.
Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 1,937,869 qytetarë. Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues. /Telegrafi/