Site icon Telegrafi

Hapen procedura ndaj Trepçës e Babajt, Statovci dënohet 100 euro

“Lojtarit të KF “Trepça” Shpetim BABAJ (me nr.licence 10 dhe libreze 11582, (motivi: sjellje në kundërshtim më rregullat, pas shënimit të golit, ndarje e gëzimit në bankinën e ekipit mysafir, që është e palejueshme, dhe provokimi i bankinës së mysafirëve) në ndeshjen e javës së 26 të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll Trepça – Llamkos Kosova e zhvilluar në Mitrovicë (Raporti i zyrtarëve)”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Në procedurë është edhe portieri rezervë i Trepçës, Ferid Imeri, për shkak të fyerjeve dhe sharjeve ndaj vëzhguesit. Ndërkohë, mesfushori i Llamkos Kosovës, Faruk Statovci është dënuar me 100 euro, pas inicimit të procedurës disiplinore për ndeshjen e javës së kaluar me Trepçën ’89. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version