Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron të thotë se Shtëpia e Bardhë është “shtëpia e popullit”. Tani njerëzit kanë mundësinë që të shohin dhomat ku ai jeton.
Obama ka hapur dyert për fotografimin e dhomave private të Shtëpisë së Bardhë. Kjo e fundit ka disa dhoma publike që vizitohen nga mijëra turistë çdo muaj, por dhomat private asnjëherë nuk janë fotografuar apo të jenë parë nga syri i publikut.
Por para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan vendosi të shuajë kuriozitetin e shumë njerëzve. Fotot janë publikuar sot ekskluzivisht nga “Architectural Digest”, ku tregohen dhomat private të katit të dytë të Shtëpisë së Bardhë, transmeton shekulli.
Barack Obama me bashkëshorten Michele, dy vajzat Malia dhe Sasha si dhe dy qentë Bo e Sunny, kanë jetuar për gati tetë vjet, që nga viti 2008.