Telegrafi

Hapen Mbrëmjet e 47-ta Poetike të Strugës

Festivali solemnisht u hap mbrëmë në Shtëpinë e poezisë në Strugë, me leximin poetik ndërkombëtar "Meridianet poetike".

Sipas programit, sivjet në këtë festival do të marrin pjesë 70 poetë nga mbarë bota dhe afër 50 autorë të vendit.

Për këtë vit laureati i i “Kurorës së Artë” është shpallur poeti i njohur shqiptar, Fatos Arapi, i cili deri më tani ka botuar 25 vëllime me poezi të përkthyra në më shumë gjuhë të botës.

Pas përfundimit të Mbrëmjeve strugane të poezisë, të hënën e ardhshme poetët do të marrin pjesë në manifestimin "Poezia në rrugë" dhe do të vizitojnë shumë qytete të Maqedonisë. Të martën do të ketë matine poetike afër Matkës dhe miting ndërkombëtar poetik në Suli-han në Çarshinë e Shkupit. /INA/