Telegrafi

Hapen lëndë gjyqësore për publikimin e bisedave private në Maqedoni

Smart Phone with Security Cameras

Gazeta e përditshme ”Dnevnik” bën të ditur se prokuroria publike e Shkupit ka hapur lëndë për inçizimet e bisedave private ndërmjet funksionarëve të BDI-së, ndër të cilat edhe biseda e publikuar së fundi ndërmjet zv.kryeministrit Musa Xhaferri dhe deputetes Ermira Mehmeti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Deputetja Mehmeti paraprakisht u paraqit në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) që të inicojë procedurë për publikimin e bisedës në kanalin Youtube, për të cilin deklaroi se bëhet fjalë për inçizim të montuar, i përdorur për shantazh politik, që nga janari i këtij viti.

Edhe në reagimin e BDI-së u tha se do të ngriten padi deri te më tepër institucione, për mosreagim dhe mosmarrje të masave për mbrojtje të provatësisë, si edhe padi penale deri te mediat që i publikuan këto biseda./Telegrafi/