Site icon Telegrafi

Hapen “Ditët e Nënës Terezë”

Sot në mbrëmje, në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, në Katedralen e kryeqytetit, do të bëhet hapja e manifestimit “Ditët e Nënë Terezës”, të cilat do të zgjasin deri më 5 shtator.

Kjo ditë shënon edhe fillimin e përgatitjes së afërt të festës së Shën Nënë Terezës, e cila do të kremtohet më 5 shtator, kur do të bëhet edhe shugurimi i Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Për këtë rast është përgatitur një program kulturor me këngë klasike dhe recitim të poezive dhe uratave të Nënë Terezës, si dhe një ekspozitë e fotografive. /Telegrafi/

Exit mobile version