Telegrafi

Hapen çerdhet publike në Prishtinë, komuna: Prioritet mbetet mbrojtja e shëndetit të fëmijëve dhe punonjësve

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas hapjes së kopshteve publike, prioritet mbetet mbrojtja e shëndetit të fëmijëve dhe punonjësve.

“Rihapjes së kopshteve publike dhe me bazë në komunitet iu gëzuan shumë fëmijët.

Drejtoresha Shpresa Shala vizitoi kopshtin “Yllkat” për të ju uruar punë të mbarë dhe vëzhguar zbatimin të gjitha udhëzimeve dhe protokollit për parandalimin e përhapjes së #covid19.

Prioritet mbetet mbrojtja e shëndetit të fëmijëve e punonjësve, andaj, falënderojmë të gjithë për bashkëpunimin dhe kujdesin në respektimin e masave të rekomanduara.

Sepse vetëm bashkë mund të e tejkalojmë̈ këtë sfidë!”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/