Telegrafi

Hapën brendësinë e një iPhone 11 Pro, çmontuan të gjitha pjesët e lidhura me shumë kujdes

Ueb-faqja iFixit, e njohur për rregullimin e pajisjeve të ndryshme teknologjike, ka shpërndarë pamjet se si duket brendësia e një iPhone 11 Pro.

Inxhinierja që e hapi me shumë vështirësi këtë smartfon, e ndau në dy pjesë, ndërsa nisi t’i çmontojë të gjitha pjesët, të lidhura me shumë kujdes për të kryer funksionet e duhura, transmeton Telegrafi.

Në fillim, bie në sy diçka që e dinim edhe më herët, pasi edhe më herët, ishte parë bateria gjigante që e ka ky telefon në brendësi, që ia ka rritur edhe peshën.

Bashkë me iPhone 11 Pro, shfaqet në disa raste edhe iPhone Pro 11 Pro Max, që duket sikur ka kapacitet të ngjashëm të baterisë.

Të shikuarit e brendësisë dhe forma se si funksionojnë këto pjesë në mes vete, është shumë e pëlqyeshme edhe informative nga shikuesit e shumë. /Telegrafi/