Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë janë hapur sot 600 shkolla publike para fillimit të vitit shkollor për 5,400 nxënës që nuk kanë ndjekur mësimin online.
Me rregullat e distancimit fizik, nxënësit e klasave të para deri në të pestat do të plotësojnë njohuritë për dy javë deri në nisje të vitit të ri shkollor, raporton Tch.
Më pas në datën 14 shtator, do të nisë procesi mësimor për të gjithë nxënësit e tjerë, në sistemin parauniversitar.