Telegrafi

Hapen 5 zyra të gjendjes civile në Prishtinë

Drejtori i Departamentit të regjistrimit dhe gjendjes civile në MPB, Shaban Selimi, tha se projekti ka startuar ashtu siç ishte paralajmëruar. Edhe kryetari i komunës, Isa Mustafa, tha se janë të interesuar që qytetarit ti ofrohen shërbime sa me të mira.

Zyrat ku qytetarët e Komunës së Prishtinës, do të mund të pajisen me certifikata të ndryshme, vërtetime dhe do të kenë mundësinë të bëjnë aplikimin për leje të njoftimit, janë në Qendër, Objekti i komunës, ndërkaq në Lagjet "Taslixhe", "Ulpiana", "Dardania", dhe Kodra e Trimave, këto zyra gjendet në lokalet e bashkësive lokale. /rtv21/