Telegrafi

Hapat e gabuar në veshje

Gjatë një koncerti në Australi, Miley Cyrus merr mikrofonin dhe u thotë fansave: “Dua t’u dëgjoj të bëni zhurmë!… Nuk po ju dëgjoj!”. Ndërsa ata i përgjigjen: “Thamë, shko veshi disa rroba të vërteta dhe këto që i ke ktheji te ‘Playboy’! Digji këto brekë të lëkurës! Dhe mos bërtit më!”.

Nuk mund ta akuzojmë më Kim Kardashianin se nuk është e mençur, pasi që arriti të fitojë shumë para nga shitja e fotografive të fejesës me Kris Humphries. Mirëpo, kjo veshje ‘leopardi’ sërish na rikthen opinionin e mëparshëm që patëm për të.

Heidi Klum di të kritikojë jo rrallë konkurrentet në shoun e saj të modës, por si të gjithë njerëzit edhe ajo di të gabojë duke u paraqitur në një eveniment të rëndësishëm me veshje për të dalë deri në treg. Ndërkohë, në prapavijë shihet shoferi me stilin e Stiven Seagal, por me mjekrën e “Backstreet Boys”…

Pasi kishte mësuar se gëzofi i tij është vjedhur për të prodhuar një xhaketë lëkure për Fergien, King Kongu u dëshpërua. “Por është verë”, tha ai. “Ajo nuk mund ta veshë gëzofin në këtë sezon! Ndërsa këto pantallona të nxehta të leshta? Do të më bjerë të fikët. Dikush të më japë një banane para se të alivanosem”, tha King Kongu dhe humbi vetëdijen.

Pas një seri dështimesh në ‘box office’, aktorja Sienna Miller po tenton ta rindërtojë karrierën e saj me një film klasik. Mirëpo pasi provoi kostumet e saja, aktorja e ka të vështirë të grumbullojë gjithë entuziazmin për filmin e quajtur “Një tregim për dy peceta për mobile: JO ‘Sex and the City’”.

Salma Hayek e stilosur mbledh buzët teksa po largohet nga një butik në Beverly Hills me ‘mbathje për këmbë’ (sepse nuk dimë si t’i quajmë, ndoshta ‘sandale-çizme me taka’) të dizajnuara nga Balenciaga, një nga brendet luksoze që mbikëqyret nga burri i saj i pasur, Francois-Henri Pinault. Ekziston një rregull që thotë: “E mbështes partnerin tim, pavarësisht gjithçkaje”, që në këtë rast plotësohet me: “Edhe nëse dukem si gladiator”.

Çdo ditë po mësojmë nga diçka të re dhe interesante për Jennifer Aniston: Ajo është jashtëzakonisht e lumtur me të dashurin Justin Theroux; ajo ka bërë një tatuazh për nder të qenit të saj të ndjerë Norman; ajo han marule… Tash mund t’i shtojmë edhe dy gjëra në listën e aktores: Përkushtimi i saj për jogën vazhdon të tregojë rezultat me figurën e tendosur trupore, ndërsa pantallonat ‘e gjyshes’ së shpejti do të dominojnë modën e veshjeve të brendshme.

Të fillojmë nga elementet pozitive. Alicia Keys rrezaton me makijazh minimal dhe kaçurrela, ndërsa duket shkëlqyeshëm me këtë nuancë të gjelbër, por gjithçka do të ishte më mirë sikur ky fustan të ishte më ndryshe, pasi që theksimi i këmbëve në atë mënyrë do të shkonte për shtat në ligën e futbollit, por jo diku tjetër. /Telegrafi/