Beyonce njihet për stilin e saj unik dhe të veçantë.
Më 31 korrik të këtij viti këngëtarja prezantoi filmin dhe albumin e saj vizual “Black is King”.
Pjesë e albumit ishte edhe kënga fantastike “Already”, në klipin e së cilës Beyonce shfaqet e kuruar deri në detajet e fundit.
Ajo çfarë tërhoqi vëmendje më së shumti ishin gërshetat e veçanta të Beyonce, të cilat u bënë më pas një trend në të gjitha vendet.
Edhe ju mund të bëheni pjesë e trendit duke e realizuar lehtësisht stilimin e Beyonce.
Më poshtë gjeni një video që tregon hap pas hapi mënyrën e stilimit:
/Telegrafi/