Ndonëse e humbi luftën e Kosovës, shteti serb vazhdon të krenohet me luftëtaret që kishte përgjatë historisë.
Krenarinë e tyre të rrejshme, ende vazhdojnë ta kultivojnë shumë politikanë e veteranë serb.
Megjithatë, situata në raport me Kosovën tashmë ka ndryshuar të paktën në një aspekt.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka ndërmarr një hap interesant.
www.zeri.info merr vesh se ministria e drejtuar nga Enver Hoxhaj e ka emëruar një ish-pjesëtar të UÇK-së në zyrën ndërlidhëse në Beograd.
Xhelal Shaqiri është emëruar në këtë pozitë të rëndësishme para pak javësh.
Shaqiri ka qenë ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm në MPJ para se të emërohej në këtë pozitë të rëndësishme në Beograd.
Ndryshimin në përbërje në Zyrën Ndërlidhëse e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme, porse nuk ka dashur të lëshohet në detaje të tjera duke thënë se ndryshimet janë normale brenda shërbimit diplomatik.
“Ne nuk duam t’i komentoje ndryshimet e brendshme sepse është gjë normale qarkullimi i diplomatëve në shërbimin diplomatik”.
Pavarësisht këtij emërimi, shteti serb nuk ka kundërshtuar vendimin e madje nuk është marr fare me këtë rast.
Në anën tjetër dihet se Serbia vazhdimisht ka arrestuar apo ka lëshuar urdhër arreste për Kosovarët që në të kaluarën kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /zëri.info/