Real Madridi ka bërë një hap fals në garë për titull, pasi është ndalur nga Getafe në kuadër të javës së 33-të në La Liga, derisa ndeshja përfundoi 0-0.
Vendasit e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar qysh në minutën e gjashtë me anë të Jaime Matas, por goditja e tij përfundoi mbi portë.
Katër minuta më vonë, Getafe sërish rrezikoi portën e Los Blancos, tani me dyshen Marc Cucrella e Mauro Arambarri, por nuk e finalizuan.
⏸️ DC: @GetafeCF 0-0 @realmadrid#GetafeRealMadrid pic.twitter.com/t2y4gwxXC3
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 18, 2021
Real Madridi në minutën e 28-të rrezikoi me anë të Mariano Diaz që kaloi edhe portierin, por u bllokua nga mbrojtësi kundërshtar.
Edhe 45 minutat e dytë filluan më mirë për Getafen, me Enes Unal që dështoi të shënonte nga afërsia.
Vendasit duket se nuk ishin të frikësuar nga madrilenët dhe sulmonin në vazhdimësi, mirëpo u mungoi konkretizimi në dhjetëra raste që kishin.
67' |0-0| 📸💙 #VamosGeta #GetafeRealMadrid pic.twitter.com/GamHOEuXBu
— Getafe C.F. (@GetafeCF) April 18, 2021
Ishte minuta e 80-të kur Angel u rrëzua në zonë, duke kërkuar më pas penallti, por gjyqtari bëri me shenjë se loja duhej të vazhdonte.
Pas javës së 33-të, Real Madridi është në vendin e dytë me 67 pikë, tre më pak se Atletico Madridi, derisa Barcelona ka një ndeshje më pak dhe ka 65 sosh, duke patur shansin që të kalojnë në pozitën e dytë. /Telegrafi/