Site icon Telegrafi

Hanxharë, shufra hekuri e thika – rrahje masive mes të rinjve në mes të ditës në qendër të Mançesterit

Një video amatore e filmuar në qendrën e qytetit britanik – Mançester, shfaq momentin kur një grup të rinjsh rrahen brutalisht mes vete në mes të ditës – ku kalimtarët e rastit shikonin të habitur.

Videoja është shpërndarë në masë të madhe nëpër rrjete sociale dhe shfaq dhjetëra të rinj të armatosur me shufra hekuri, hanxharë e thika që i përdorën mes vete, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër policia e Mançesterit ka bërë të ditur se të paktën 10 persona ishin përfshirë në rrahje, në një zonë ku vetëm 500 metra më larg gjendet burgu i sigurisë së lartë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ata kishin me vete hanxharë e armë tjera që i përdoren duke mos patur frikë se mund ta pësojë edhe ndonjë kalimtar rasti.

Nga kjo rrahje masive gjashtë persona kanë përfunduar në spital me lëndime trupore, kurse deri më tani asnjë person nuk është arrestuar. /Telegrafi/

Exit mobile version