Site icon Telegrafi

Me hanxhar, shpatë dhe thika: Momenti kur hajnat vjedhin një dyqan luksoz në Londër (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një bandë me motoçikleta vjedhin një dyqan luksoz duke marrë nga aty orë të shtrenjta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë momentin kur ata futen brenda dyqanit Chronext në qytetin e Londrës.

Pamjet e tronditëse tregojnë se një anëtar i bandës mban një shpatë samurai, një tjetër një hanxhar dhe dy të tjerë kishin thika.

“Unë pashë rreth pesë motoçikletave të parkuara në trotuar dhe jashtë rrugës dhe kishte tre djem që ecnin lart e poshtë”, ka thënë një dëshmitar.

Një tjetër tha: “Ata dolën jashtë me çanta”. /Telegrafi/

Exit mobile version