Ngjarja kryesore e mbrëmjes së të dielës tek Barcelona ishte rikthimi i Gavit pas 11 muajsh mungesë shkaku i lëndimit, me spanjollin që luajti 10 minutat e fundit në përballjen ndaj Sevillas.
Sidoqoftë, një nga kryetitujt e ballinave të gazetave në Spanjës ishte mungesa e Frenkie De Jong, i cili nuk u paraqit fare para një jave të rëndësishme për blaugranasit.
De Jong tashmë është deklaruar në gjendje të mirë fizike dhe ishte paraqitur në dy ndeshjet e tyre të kaluara ndaj Young Boysit dhe Alavesit nga banka rezervë.
Ndaj Sevillës, Barcelona ishin shumë rehat, por De Jong kaloi pjesën më të madhe të pjesës së dytë duke bërë ngrohje, teksa shikoi Pablo Torre, Femrin Lopez dhe Gavi që të inkuadrohen para tij në mesfushë.
Sipas RAC1, kjo nuk ishte një aksident. Hansi Flick e ka shpjeguar se ata preferuan që t’i dhurojnë Gavit momentin e tij të madh pas ndeshjes, por ata pretendojnë se kishte një dënim të vogël për holandezin, i cili nuk i ka lënë përshtypje Flickut për vonesat e tij.
De Jong ka shumë konkurrencë për pozitën e titullarit dhe rikthimi i tij ka mbetur ‘në ajër’.
E njëjta gjë i kishte ndodhur më herët edhe Jules Kounde, i cili kishte mbetur në bankën rezervë ndaj Alavesit shkaku se mbërriti vonë në stërvitje dhe tekniku gjerman kishte inkuadruar në vend të tij Hector Fort.
Barcelona po përpiqet që të rinovojë kontratat e disa lojtarëve të rëndësishëm, por bisedimet për një marrëveshje të re me De Jong ende nuk kanë sjellë ndonjë rezultat./Telegrafi/